Fermeri: Fshati im kishte 10 ferma, tani jam vetëm unë që rrezikoj falimentin

I ftuar në emisionin e mëngjesit 'KAFE SHQETO' në SYRI TV ishte blegtori nga Berati, Dashamir Çela.

Blegtori është shprehur se po has shumë vështirësi për të mbajtur gjallë fermën e tij, e cila është e vetmja që ka mbetur nga 12 fermat që ishte në atë zonë.

Sipas të dhënave nga INSTAT, sasia e qumështit e prodhuar në vitin 2019 është 14.8% më pak se prodhimi në vitin 2018, ndërsa në vitin 2021 është 7.4% prodhim më pak se 2020.

"Blegtori që sot të mbajë një lopë duhet të cilësohet si një hero. Me kostot e shtuara që përfshin çmimin e naftës, të plehrave dhe ushqimit për blegtorinë.

Blegtoria shqiptare po tkurrret sepse dhe njerëzit nuk e bëjnë më pasi kërkon aty 24 orë në stallë dhe 365 ditë të viti në punë, blegtori nuk njeh as vdekje, as dasma dhe njerëzit nuk po e shohin si mundësi pune më.

Në fshatin tim kanë qenë më para 10-12 ferma me rreth 20 lopë, por edhe të gjithë fshatarët mbanin në shtëpi një lopë, ndërsa sot këtu e vetmja fermë jam unë. Situata është shumë më keq se më para", u shpreh fermeri Çela.