Në momentin e arrestimit , Denaro kishte veshur rroba të shtrenjta dhe mbante një orë me vlerë 38 mijë euro, siç raporton Guardian.

Sipas burimeve policore, Denaro kishte më shumë se një vit që e vizitonte këtë klinikë duke përdorur pseudonimin “Andrea Bonafede”.

“Shëndeti është një nga faktorët që i detyron ata që duan të fshihen të zbulohen herët a vonë”, tha kreu i Karabinierëve në një konferencë për shtyp në Palermo.

“Ne e dinim që ai ishte i sëmurë. Në ditët e fundit ne konfirmuam se në këtë ditë të veçantë (d.m.th të hënën) do të vizitonte klinikën një burrë që përputhej me skicat që kishim për Denaro”, shtoi ai, duke zbuluar detaje të operacionit për arrestimin e mafiozit .

Oficerët e policisë që kishin rrethuar klinikën panë Denaron të hynte në klinikë rreth orës 08:30 të së hënës me një kapele leshi të bardhë dhe syze dielli, ndërsa mbante një test negativ për koronavirusin, i nevojshëm për t'iu nënshtruar trajtimit për, tumorin dhe në analizat e gjakut.

Kur policia hyri në pallat për ta arrestuar Denaro dyshohet se u përpoq të arratisej por kur kuptoi se ishte i rrethuar - pasi policia kishte bllokuar çdo rrugë shpëtimi - ai nuk bëri asnjë rezistencë.

 Kur u prangos, një oficer policie e pyeti "" si e ke emrin;" dhe 60-vjeçari mafioz i është përgjigjur “Unë jam Matteo Messina Denaro”.

Në të vërtetë, kur Denaro doli nga klinika me pranga në duar, dëshmitarët okularë që kuptuan se për kë ishte fjala, duartrokitën policët dhe ngritën grushtat në ajër.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/January/17/auto_matteo_messina_denaro_xr1673952538.webp", "width": 1168, "height": 656 } }

Itali/ Detaji që çoi në arrestimin e kryemafiozit të Cosa Nostra

Italia ka festuar që dje, të hënën (16/1), arrestimin e kryemafiozit 60- vjeçar Matteo Messina Denaro , i cili ishte një nga objektivat kryesore të karabinierëve . 

Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, informacioni i marrë në polici se Denario ndodhej në një klinikë në Palermo për të trajtuar një tumor rezultoi vendimtar për arrestimin e një prej “kumbarëve” të fundit të mafies në Siçili .

Mafiozi 60-vjeçar , i kërkuar nga autoritetet italiane që prej vitit 1993, u arrestua teksa po dilte nga klinika private La Maddalena, e cila ishte bastisur tre ditë më parë nga policia pas një njoftimi.