VIDEO/ PL: Inceneratorët, vjedhja e shekullit, ja pse Rama është drejtuesi i kupolës së mbetjeve
Pse Rama është drejtuesi i kupolës së mbetjeve? –Kësaj pyetjeje i ka dhënë përgjigje sot me faktet e reja të shpalosura në një ekran gjigand, deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi, përpara gazetarëve.
Dokumentet dhe deklaratat zyrtare të Kryeministrit Edi Rama, të kryebashkiakut Erion Veliaj, të firmës së inceneratorëve dhe të bosëve që e operojnë atë janë renditur njeri pas tjetrit për të provuar se projekti i inceneratorëve në Shqipëri është vjedhja më e madhe e shekullit.
Ndiqni disa fakte në vijim, sjellë nga Kryemadhi:
Cila ësHtë kompania e zgjedhur nga Edi Rama dhe Erion Veliaj?
KUJDES – Tabela e pagesave, e propozuar nga firma koncensionare është firmosur në shkelje të ligjit nga Erion Veliaj, pa vendim të këshillit Bashkiak.