Detaje të reja/ Hapet ‘Facebook’ i Martin Çeços që u gjet i vrarë, zbardhen bisedat e ditës së fundit
Të tjera detaje janë publikuar në media mbi Matin Çeçon, 26-vjeçari që u gjet i vdekur në muajin qershor në rezervuarin e fshatit Kolanec të Maliqit.
Profilet e Facebook-ut të Martin Çeços, janë hapur dhe janë zbuluar bisedat që ai ka bërë me persona të ndryshëm.
Emisioni Uniko, ka mundur të rikuperojë numrin e telefonit që ka përdorur Martin Çeço.
Kompania telefonike pranoi kërkesën e familjarëve të Martinit për rikthimin aktiv të numrit të Martin Çeços.
Falë rikthimit aktiv të numrit është arritur të hapen adresat e Facebook-ut që ka përdorur Martin Çeço, e veçanërisht dy prej adresave ku ai kishte qenë aktiv ditët dhe orët e fundit të jetës së tij.
Bazuar në shqyrtimin e bisedave të Martin Çeços në Facebook, që në mëngjes e deri në orët e mbrëmjes të datës 12 Qershor 2022, Martin Çeço ka qenë i shqetësuar dhe në gjendje të rënduar emocionale. Atij i ishte premtuar nga dikush se Tina Pajollari ishte bërë tashmë gruaja e tij dhe se kishte pranuar të lidhej e martohej me të.
Gjatë asaj dite, Martin Çeço kishte zhvilluar biseda dhe komunikime me persona të ndryshëm gjatë asaj dite.