Zelensky: Sulmi vdekjeprurës në ndërtesën e apartamenteve në Dnipro ‘krim lufte’
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky të hënën e quajti sulmin rus në një ndërtesë apartamentesh në Dnipro një “krim lufte” dhe u zotua se do t’i sjellë autorët e tij para drejtësisë.
“Nuk ka dyshim të gjithë ata që janë fajtorë për këtë krim lufte do të identifikohen dhe do të sillen para drejtësisë”, tha Zelensky në fjalimin e tij të mbrëmjes.
Të paktën 40 persona kanë vdekur dhe 25 mbeten të zhdukur pas sulmit.
“Kjo goditje në Dnipro, si dhe sulme të tjera të ngjashme, bien nën juridiksionin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale,” tha Zelensky.
“Dhe ne do të përdorim të gjitha mundësitë në dispozicion si kombëtare ashtu edhe ndërkombëtare për të siguruar që të gjithë vrasësit rusë, që të gjithë ata që japin dhe ekzekutojnë urdhra për terror me raketa kundër popullit tonë, të marrin dënime ligjore. Dhe që ata të vuajnë dënimin e tyre.”- shtoi ai.