Boris Pistorius do të jetë ministri i ri i mbrojtjes i Gjermanisë

Ish-ministri i Brendshëm i shtetit gjerman të Saksonisë së Ulët, Boris Pistorius, do të bëhet ministri i ri federal i Mbrojtjes.

Pistorius pason Christine Lambrecht, e cila dha dorëheqjen të hënën pas disa muajsh kritikash në lidhje me dërgimin e armëve në ushtrinë ukrainase, shkruan Reuters .

Boris Pistorius ka qenë Ministër i Brendshëm dhe Sporteve të Saksonisë së Ulët që nga viti 2013.

Para kësaj, ai mbajti poste në nivel lokal, duke përfshirë si kryebashkiak i Osnabrück, një qytet në provincën veriperëndimore të Saksonisë së Ulët.