Aksident në Vlorë, shoferi tapë në timon
Një aksident automobilistik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në qytetin e Vlorës.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit. Një mjet tip benz C Class me drejtues një 40 vjecar ka dalë nga rruga duke përplasur një furgon Iveco të parkuar si dhe një tjetër mjet benz b class.
40 vjeçari dyshohet se në momentin e aksidentit ka qenë i pirë në timon
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka bërë të mundur shoqërimin e tij në komisariat.
Fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka shpëtuar paq me lëndime të lehta.