‘Kalorësi fisnik edhe 555 vjet pas vdekjes'/ Këlliçi kujton Heroin Kombëtar me FOTO-n e veçantë
Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka kujtuar me një foto të veçantë Heroin Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeun në 555 vjetorin e vdekjes.
‘Shtator 1987! Në lulishten e sheshit Skënderbej. Ai kalorës fisnik në sfond ka qenë pikëtakim në çdo kohë. I tillë mbetet edhe 555 vjet pas vdekjes’, shkruan Këlliçi në Facebook.
Postimi i plotë:
Shtator 1987
Në lulishten e sheshit Skënderbej. Ai kalorës fisnik në sfond ka qenë pikëtakim në çdo kohë. I tillë mbetet edhe 555 vjet pas vdekjes.
Aq e njohur është madhështia e tij saqë fqinjët duan t'i japin "pasaportën" e tyre.