VIDEO-SYRI TV/ Prezantimi, Hysni Sharra: Do e fitojmë Bashkinë e Vlorës

Prezantohet në të gjitha grupseksionet kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Vlorës, Hysni Sharra. Ai ka premtuar se do të fitojë Bashkinë e Vlorës, e cila është keqqeverisur nga socialistët

SYRI TV

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Vlorës, Hysni Sharra, përmbylli fazën e parë të takimeve me anëtarët, duke u prezantuar në strukturat e kësaj partie në qytet.

Në të pesë takimet e kësaj jave u vu re një angazhim maksimal i strukturave, të cilat garantuan se me punën e tyre do të maksimizojnë votat dhe do t’i sjellin fitoren PD në qarkun e Vlorës.

Deputeti dhe drejtuesi politik i qarkut të Vlorës, Bujar Leskaj, u shpreh se qeveria Rama ka prodhuar korrupsion dhe administratë të papërgjegjshme, e cila duhet të ndryshojë.

Prezantimet e kandidatit Hysni Sharra, janë shoqëruar nga kryetari i PD në Vlorë, Atrid Hoxha dhe deputeti Fatjon Veizaj, i cili njoftoi këtë të hënë dorëheqjen.