FOTO/ Rrëshqitje gurësh dhe dherash në rrugën e Prekalit në Shkodër

Pas reshjeve të rëna gjatë orëve të natës në bashkinë e Shkodrës, probleme janë shfaqur në rrugën e Prekalit, njofton gazetari i SYRI TV. Në këtë segment rrugor, qarkullimi është i pamundur për shkak të rrëshqitjeve të gurëve e dherave. Firma kontraktuese ka nisur punën për pastrimin e saj.