Messina Denaro transferohet në burgun e L’Aquila
Matteo Messina Denaro pas një arrestimi të tij në Palermo nga Carabinieri del Ros u transferua në Pescara me një fluturim ushtrak.
Lajmin e ka bërë të ditur gazeta ‘Il Centro’.
Më pas superbosi do të transportohej dhe do të mbyllej në burgun e L’Aquila.
Instituti i vuajtes së dënimit, në fakt, mirëpret të burgosurit e regjimit 41 bis,i ashtuquajturi burg i vështirë.
Siç raporton gazeta Abruzzo, avioni ushtarak që mbante bosin e mafias u ul në Pescara rreth orës 22:00 të së hënës.
I shoqëruar nga patrulla të shumta karabinierësh, ai u dërgua në L'Aquila gjatë natës.
Ndërkohë, është gjetur dhe kontrolluar streha e bosit : ndodhet në Campobello di Mazara, në provincën e Trapanit.