'Skandalet do thellohen'/ Paloka: Rama do bëhet aq arrogant sa në Shqipëri s'do ketë më zgjedhje
Edi Paloka mendon se qeveria e Edi Ramës do t'i thellojë skandalet dhe paligjshmëritë, për aq kohë sa do të jetë në pushtet.
Në Çim Peka Live, kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Paloka tha se Rama do shkojë deri aty me arrogancën e tij sa në Shqipëri të mos ketë më zgjedhje.
"Skandalet do vazhdojnë të ndodhin derisa në Shqipëri të mos ketë zgjedhje. Rama do jetë arrogant deri në atë pikë, sa në Shqipëri të mos bëhen zgjedhje. Nuk do pyesë ai. do vazhdojë të vjedhë me qetësi, do paguajë edhe ata të inceneratorëve. Edhe më shumë, edhe më tej do shkojë. Sepse në fund fare, do thotë, edhe pas 4 vitesh prap do t'i blej, do t'i vjedh, prap do rri këtu. Prandaj detyra jonë si opozitë është t'i rrimë përballë. Thotë ambasadorja në datën 25 urime për fitoren madhështore, ndërkohë që OSBE/ODIHR shkruan tjetër, ambasadorja thotë urime", tha Paloka.