Paloka: Rama qëndron në pushtet prej korrupsionit. Ervin Bushati: Ka blerje votash, por ato...
Deputeti i PD, Edi Paloka dhe zyrtari socialist, Ervin Bushati u përfshinë nga debatet në Çim Peka Live, lidhur me aferat korruptive që kanë mbuluar qeverinë 'Rama'.
Paloka tha se Rama qëndron në pushtet prej korrupsionit dhe blerjes së votave.
Kryetari i PS për Tiranën, Ervin Bushati pranoi se ka raste të shitjes dhe blerjes së votave, por sipas tij ato nuk ndikojnë aq sa të ndryshojë pushteti.
Debati në Çim Peka Live
Edi Paloka: Ti e di shumë që votat blihen. Duhet të paktën të gënjejmë një njeri kur themi që në Shqipëri nuk shitet dhe nuk blihet vota.
Ervin Bushati: Nuk është definitive që të ndërrojë pushtetin. Mund të ketë raste sporadike, por nuk e ndërron dot (pushtetin). Si do vini në pushtet ju?
Armand Shkullaku: Bushati është vetë viktimë blerjes së votave.
Edi Paloka: E vetmja frikë dhe tmerr që ka Rama, është kur ka përballë njerëz që as i josh dot, as i tremb dot. Rama qëndron në pushtet prej korrupsionit. Të vetmen cilësi që ka është korrupsioni. Rama korrupton dhe korruptohet. Duket paradoks si të qëndrosh në pushtet nëpërmjet korrupsionit, por kjo ndodh për fat të keq në Shqipëri. Leri sa më të varfër njerëzit, aq më lirë blihen.