Baton Haxhiu: 550 mijë eurot në shtëpinë e zyrtares s'janë vjedhje qeveritare. S'ka faj kolektiv!

Analisti Baton Haxhiu shprehet se 550 mijë eurot që gjeti sanitarja në shtëpinë e zyrtares, Alda Klosi, nuk janë vjedhje apo korrupsion qeveritar. 

Çim Peka Live, ai tha se nuk ka faj kolektiv ose vjedhje kolekive, gjë e cila sipas tij nuk ekziston. 

"Nuk mundet kjo qeveri, edhe e Ramës të jetë ndarës nga një vazhdimësi e problemeve që shoqëria shqiptare i ka patur. Vjedhja në këtë rast e një administratoreje, nuk mund të flasim për vjedhje qeveritare, apo korrupsion qeveritar. Në momentin që prokurori thotë se këto para janë marrë nga një ministër, atëherë kemi korrupsion qeveritar. Unë nuk di që ka faj kolektiv. Nuk ekzistojnë vjedhje kolektive", tha ai.