Policët malazezë dhunojnë shqiptarët në Muriqan, Bardh Spahia: Akt skandaloz. Të zbardhet ngjarja
Kryetari i Bashkisë në Shkodër Bardh Spahia ka dënuar ashpër aktin e rëndë të policit malazez i cili dhunoi ish-këshilltarin e Presidentit të Republikës Petraq Milo dhe familiarët e tij teksa po udhëtonin drejt Malit të Zi.
Me anë të një postimi në Facebook, Spahia shkruan se këto pamje janë tepër të papranueshme, aq më tepër nga uniforma e shtetit, teksa u bën thirrje autoriteteve shqiptare që të kërkojnë me forcë zbardhjen e ngjarjes dhe dënimin e këtyre akteve.
Postimi i Spahisë