Sulm me armë, 6 të vdekur në Kaliforni. Mes tyre nëna 17-vjeçare me foshnjen
Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Kaliforninë qendrore ku 6 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e të shtënave me armë.
Mediat e huaja shkruajnë se ngjarja ka ndodhur brenda një shtëpie dhe mes të vrarëve është dhe një nënë 17 vjeçare me foshnjën e saj.
Mësohet se deri më tani autoritetet po hetojnë dy persona të dyshuar.’Ne u informuam se një person i armatosur ishte në zonë me armë zjarri. Më pas u raportuan të shtënat,’ tha Sherifi Mac Bordeaux.
Dy nga trupat e pajetë janë gjetur në hyrje të banesës ndërsa të tjerët brenda. Njëri prej tyre ishte fillimisht gjallë por ndërroi jetë në spital.