FOTO/ Cikalleshi përzgjidhet në formacionin më të mirë të javës në kampionatin arab

Sulmuesi shqiptar, Sokol Cikalleshi, po kalon një formë të mirë në ekipin e tij Al Khalej në Arabinë Saudite.

Në sfidën e kësaj jave ai kontribuoi me një gol kundër Al Uehda dhe për këtë arsye është përfshirë në formacionin e javës të kampionatit arab.

Deri tani Cikalleshi ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë dy asiste.

Ekipi i tij renditet në vendin e 14-të me 10 pikë në kampionat.