FOTO/ Zjarr në Vlorë, digjen hektarë me pyje

Mbrëmjen e sotme në lagjen ‘24 Maji’, në afërsi të ish stacionit të mallrave, ka rënë zjarr.

Policia bën me dije se po digjet një sipërfaqe e pyllëzuar.

Shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Policia e Vlorës/ Informacion paraprak

Sot, rreth orës 18:20, në lagjen ‘24 Maji’, në afërsi të ish stacionit të mallrave, ka rënë zjarr dhe po digjet një sipërfaqe e pyllëzuar.

Shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.