Marrëveshja Shqipëri-Britani për emigrantët/ Nezaj: Qeveria s'ka transparencë, ky debat ngjan si 'konspiracion'
Analisti Sami Nezaj i ftuar në “Task Force” me Sonila Meçon në Syri TV, komentoi marrëveshjen mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë për emigracionin.
Nezaj u shpreh se këtë debat që ka nisur mes qeverisë shqiptare dhe asaj angleze e shikon si një lloj “konspiracioni”, teksa e shikoi këtë debat në dy versione.
“Tek ky debat që ka nisur mes qeverisë shqiptare dhe asaj britanike mund të themi se është një lloj konspiracioni në thonjëza. Duhet të kemi parasysh një bisedë telefonike që është bërë mes kryeministrit shqiptar dhe kryeministrit britanik para pak javësh, ajo bisdë është bërë publike nga qeveria shquiptare, vetëm pasi u bë publike nga qeveria britanike. Ndër te tjera, në atë deklaratë të Amabsadës Britanike në lidhje me këtë bisedë, thuhej ndër të tjera që qeveria shqiptare duhet të punojë shumë për të hequr barrierat e kthimit të emigrantëve nga Anglia në Shqipëri. Dhe unë mendoj se këtu qëndron praktikisht problemi, pra emigrantët shqiptarë të paligjshëm në Britani të kanë filluar të kthehen, deri tani dy avionë janë nisur. Qeveria nuk është transparente ajo nuk tregon se cilat janë ato mjete që heqin barrierat, dhe për çfarë barrierash bëhet fjale dhe çfarë ka ndërmarrë qeveria shqiptare në bashkëpunim me qeverinë britanike ose dhe vetëm, për të hequr këto barriera. Dhe, pse heqja e tyre prodhon një sjellje kaq ekstreme nga ana e autoriteteve britanike për një kthim përmes bullizimit publik siç bëri sekretari britanik por edhe përmes masave të tjera ekstreme, masa që në njëfarë mënyre shkelin edhe të drejtat e njeriut?! Pse nuk tregohet nga qeveria shqiptare se çfarë është duke bërë? Unë mendoj se debati që është duke u bërë me britanikët është për ta fshehur këtë përfshirje të qeverisë shqiptare në disa instrumenta të cilat në njëfarë mënyre e bëjnë pak të padrejtë kthimin e tyre të menjëhershëm, kjo e para.
E dyta, kemi edhe komponentin elektoral të këtij debati.
Zgjedhjet të cilat priten, janë më vonë në Britani se sa në Shqipëri dhe nëse qeveria shqiptare ngelet vetëm si përbërëse e aksionit britanik për kthimin e tyre do ta ndikojë elektoralisht në Shqipëri sepse ka shume shqiptarë që shkojnë në Britani, ka shumë shqiptarë që kanë lënë familjet e tyre këtu dhe ata që kthehen përbëjnë votë kundër qeverisë” u shpreh Nezaj.