Marrëveshja Shqipëri-Angli për emigrantët/ Nikolla: Thjeshtë fushatë, askund nuk janë përmendur reformat

Eksperti i Marketingut  në Angli Daniel Nikolla i ftuar në “Task Force” me Sonila Meçon në Syri TVka komentuar marrëveshjen mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë për emigracionin.

Nikolla është shprehur se sipas tij kjo ngjarje nuk bën sens pasi ishte një fushatë investimesh mes dy qeverive gjë që duhej që investimet të bëheshin nga qeveria jonë e më pas të lidhej partneriteti, teksa ka theksuar se nuk është përmendur askund çështja e reformave

“E kam ndjekur këtë histori që nga fillimi dhe nuk më bëjnë sens sepse ishte një fushatë e ambasadorit britanik që filloi të bënin investime qeveria britanike në bashkëpunim me qeverinë shqiptare në veri të Shqipërisë etj etj, dhe këto investime në radhe të parë unë i pres që të vijnë nga qeveria jonë, për të shkuar më tej tëk partneriteti me qeverinë britanike. E dyta është që ka lajme konfuze gjatë gjithë kohës, prandaj më duket sikur ka më shumë se thjeshtë vendosja e përqëndrimit tek emigrantët shqiptarë dhe përdorimi jonë.

Dhe deklarata që përmendet midis telefonatës së kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministrrit britanik Rishi Sunak përmendet për kontributin shumë të mirë të Diasporës shqiptare në komunitet, art dhe kulturë në Britani, nuk përmendet diçka që ka të bëjë me reformat që ka marrë qeveria shqiptare apo Britania. Pra më duket shumë e çiptë për të thënë që është një marrëveshje.”