VIDEO/ Pas Kiarës, personi i dytë më i përmendur nga Luizi në BBV është Sali Berisha
Ai është një nga konkurentët më të fortë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP.
Bëhet fjalë për Luiz Ejlli, i cili edhe pse është një nga konkurentët që sulmohet më së shumti nga banorët, është e pamundur për ta ti qëndrojnë larg për shkak të humorit që e karakterizon.
Luizi ka fituar më së shumti edhe simpatinë e publikut shqiptar, duke u kthyer në banorin më të preferuar për ta brenda shtëpisë dhe duke u kthyer edhe në një fenomen në rrjetet sociale.
Pëlqimi i tij për Kiara Titon është tashmë diçka që dihet nga të gjithë, por ajo që bie në sy është edhe simpatia që Luizi ka për kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Janë të shumta rastet kur Luizi emiton liderin e opozitës, madje aq shumë sa pas emrit të Kiarës, personi i dytë më i përmendur nga ai brenda shtëpisë së BBV është Sali Berisha.
Në një video të bërë virale në rrjetet sociale është rasti kur Luizi imiton Sali Berishën.
“Imagjino Berishën tani të bëj status ‘Ai shkodrani është shumë simpatik. Kush e fiton Big Brotherin dhe pse pikërisht Luizi, sb.’” tha Luizi.
Kjo batutë përveçse u shoqërua me tone humori nga Luizi, u pasua edhe nga vetë banorët, duke treguar kështu se nuk mund të qëndrojnë aspak serioz kur bie fjala për batutat të tij.