Ilda Zhulali: Qeveria nxit persona me rekorde kriminale të emigrojnë drejt Britanisë

Ilda Zhulali, ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, tregon arsyet pse shqiptarët po emigrojnë masivisht drejt Britanisë së Madhe. 

Task Force me gazetaren Sonila Meço, Zhulali tha se qeveria vetë ka nxitur emigrimin drejt Anglisë të personave që janë kontigjente kriminale. 

"Kush ka humbur çdo lloj shprese në këtë vend ikën diku tjetër dhe Anglia është ofruar si një lloj parajse. E para, ka një emigracion të paligjshëm shproporcional, kjo është një e vërtetë e madhe. Motivet që i shtyjnë shtypja e të drejtave në çdo lloj aspekti, pamundësia për jetesë dinjitoze. Por, kontigjenti që shkon drejt Anglisë, ju keni parë që një ministre e qeverisë me të qeshur u thoshte çunat e Londrës. Kontigjenti që shtyhet drejt Anglisë janë persona të lidhur me rrjete kriminale të krimit apo trafiqeve të drogës, të kontrabandimit njerëzor e me radhë. Ky fenomen është pranuar nga qeveria shqiptare në deklaratën mes dy kryeministrave. Ka një sërë marrëveshjes që të gjitha i referohen luftës kundër krimit të organizuar, ku Britania e Madhe synon të arrijë sukses me qeverinë shqiptare", u shpreh Zhulali. 

"Ne kishim në MPJ individë që punonin në dokumentet e klasifikuara të NATO-s që janë familjarë të individëve që përballen me akuza shumë të rënda të drejtësisë dhe që janë pika kjryesore e lidhjeve të krimit të organizuar. Këto nuk janë rastësi. Nuk janë një individ apo dy, por ky rrjet kur është i shtrirë nga fillimi deri në fund dhe kur ikën një person dhe zëvendësohet nga me 20 persona të tjerë, atëherë problemi gjendet te qeveria", vijoi ajo. 

Ekspertja tha se në të gjitha raportet ndërkombëtare krimi i organizuar supozohet i lidhur me shtetin shqiptar. 

Sipas saj, qeveria rekrutoi 600 persona me rekorde kriminale duke i punësuar në nivelet e larta të administratës dhe që u shkarkuan nga ligji i dekriminalizimit. 

"Është fakt që në të gjtiha raportet ndërkombëtare citohet se krimi i organizuar është i lidhur me shtetin shqiptar. Krimi jo vetëm ka penetruar në shtet, por është rekrutuar nga shteti. Një shtet që ka rekrutuar 600 persona me rekorde kriminale në Parlament, në qeverisjen qendrore dhe vendore. I hoqën nga pasi kaloi ligji për dekriminalizimin. Sa kemi parë çdo ditë agjentë dhe drejtues të policisë që shoqërojnë kriminelët, u shërbejnë atyre. Sa personi kemi parë të bashkëveprojnë me trafikantët e drogës, me sasitë e heroinës dhe kokainës që kalojnë nëpërmjet Shqipërisë, duke e kthyer vendin në bazë operacione të krimit të organizuar", tha ajo.