‘Është dështimi më i madh në historinë e futbollit’/ Gazetari francez shpërthen ndaj Neymar
PSG-ja regjistroi humbjen e dytë në 19 javë kampionat teksa u mposht me rezultatin 1-0 nga Rennes, duke bërë që diferenca me skuadrën e Lens të ngushtohet në vetëm 3 pikë.
Media franceze “L’Equipe” ka kritikuar yllin brazilian Neymar pas paraqitjes së tij të dobët ndaj Rennes.
“Si kundër Angers në mesin e javës, braziliani nuk arriti të bënte diferencën. Ai humbi topa në zona të vështira dhe pothuajse kurrë nuk shkaktoi rrezik te Rennes në zonë. Një paraqitje shqetësuese një muaj larg përballjes me Bayernin në Ligën e Kampioneve”, shkruan gazeta franceze.
“A e kuptojmë se Neymar, për sa i përket punësimit dhe pagës, është dështimi më i madh në historinë e futbollit? Nuk mund të mendoj për një dështim më të madh për atë që kushtoi, është e tmerrshme. Vetëm sepse kam qenë i mirë në dy ndeshjet e raundit të 16-të në 2020 nuk do të thotë se do të të shpëtojë jetën”, thotë gazetari Daniel Riolo, duke iu referuar transferimit të brazilianit në verën e vitit 2017, të blerë për 222 milionë euro nga FC Barcelona.