Jo veç në Shkodër, krimi mbikëqyr policinë edhe në Tiranë, Durrës, Elbasan ...
Pas çmontimit të 21 kamerave në zona të ndryshme në Shkodër, Drejtori i Përgjithshëm i Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka dhënë urdhër që në të gjitha qarqet e vendit të ketë kontrolle të imtësishme.
Burime për SYRI TV bëjnë me dije se objektiv pritet të jenë disa qytete të cilat kanë qenë më problematikë lidhur me ngjarjet kriminale, si Elbasani, Durrësi, Tirana.
Në fokus do të jenë kontrolle në rrugë apo lagje të qyteteve për të verifikuar nëse ka kamera sigurie të paautorizuara dhe më pas zbulimi se nga kush janë vendosur.
Ndërkohë bëhet me dije se në dijeni janë vendosur edhe bashkitë e qyteteve.