Inter dhe Barcelona mendojnë një tjetër shkëmbim, kësaj radhe me sulmues
Pas thashethemeve për një shkëmbim të mundshëm mes Marcelo Brozovic dhe Franck Kessie, një tjetër negociatë mund të nisë mes dy klubeve.
Siç raporton gazetari spanjoll Gerard Romero, klubet po mendojnë për një shkëmbim, por kësaj radhe mes dy sulmuesve, Joaquin Correa dhe Memphis Depay. Zikaltrit dhe katalanasit e kanë gjetur rrugën e përbashkët të këtij shkëmbimi, por mungon vetëm aprovimi i sulmuesit holandez.
Ky i fundit nuk bën më pjesë në planet e teknikut Xavi Hernandez, i cili e aktivizon në lojë vetëm disa herë në fund. Kontrata e Depay me blaugranat skadon në fund të këtij sezoni, ndërsa Correa është i lidhur me zikaltrit deri në vitin 2025.