Krimet zgjedhore/ Rama i kapur mes ‘Dosjes 184’: Do ta bëjmë tërmet

Mjeshtri Bujar Kapexhiu ka pasqyruar situatën para-zgjedhore në Shqipëri nëpërmjet karikaturës së tij të radhës duke vendosur kryeministrin Edi Rama mes ‘dosjes së famshme 184’ të hetuar për krime zgjedhore.

Në përgjimet e ‘dosjs 184’ ku hetoheshin zgjedhjet bashkiake të pjesshme në Dibër doli ish-ministri i Ramës, Damian Gjiknuri i cili krenohej se do ta bënin ‘tërmet’, duke nënkuptuar vjedhjen e votave në këtë zonë.

Kryeministri Edi Rama nuk harroi ta përmendte prapë këtë shprehje, ku theksoi në mbledhjen e qeverisë se edhe në këto zgjedhje ‘do ta bëjmë tërmet’.

Kjo është një provë e dhimbshme se si krimet zgjedhore dhe vjedhja e votës në Shqipëri nuk ndëshkohen, pasi drejtësia është e kapur totalisht nga një njeri i vetëm që është kryeministri Edi Rama, i cili nuk nguron edhe ta ironizojë saherë që i jepet mundësia, duke përdorur shprehje të tilla.