VIDEO-SYRI TV/ 32-vjetori i themelimit të PD-së në Pogradec, Flamur Noka: Do të mbrojmë votën e lirë
Anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike në Pogradec kanë festuar këtë të dielë 32 vjetorin e themelit të degës së kësaj force politike.
Në këtë aktivitetë morën pjesë përfaqësuesit e selisë blu të kësaj dege, deputetë si dhe Sekretari i Përgjithshëm i selisë blu, Flamur Noka.
Në fjalën e tij, Noka deklaroi se në zgjedhjet e 14 majit Bashkia e Pogradecit do iu kthehet qytetarëve.
Flamur Noka hodhi akuza edhe në drejtim të mazhorancës socialiste, ku u shpreh se gjatë këtyre viteve e ka shpopulluar vendin, duke ndjekur politika të gabuara.