VIDEO-SYRI TV/ ‘Shpopullimi’, Eurostat: Mungesa e të ardhurave po largon rininë

Mungesa e të ardhurave, pagat e ulëta, dhe vrasja e shpresës janë disa nga arsyet që detyrojnë të rinjtë shqiptarë të largohen për një jetë më të mirë, teksa çdo vit e më tepër shpopullimi po kthehet në një problem shqetësues për  vendin.

Të dhënat e Eurostat nxjerrin në pah se një nga arsyet  kryesore të largimit të rinjve është  vështirësia financiare.

Sipas shiftave të përpiluara nga Monitor grupmosha 16-24 vjec kanë të ardhurat më të ulëta jo vetëm në Europë por edhe në raport me shtet e tjera të rajonit. 

Eurostat ka publikuar treguesin e të ardhurave të disponueshme që mat të ardhurat totale të një familjeje, ku për grupmoshën shqiptare 16-34 vjeç rezulton të ardhurat mediane janë sa rreth 26% e mesatares europiane.

Ndërkohë ndryshe paraqitet situata në rajon, ku të rinjtë  kanë më shumë të ardhura të disponueshme.  Në Serbi, të ardhurat e të rinjve të krahasueshme sipas fuqisë blerëse janë 52% më të larta sesa të ardhurat e të rinjve shqiptarë.

Në Mal të Zi, treguesi është 43% më i lartë, ndërsa në Maqedoninë e Veriut, treguesi është 28% më i lartë sesa në Shqipëri.

Ndërkohë pasojat e largimit të të rinjve po reflekton pasoja në ekonominë e vendit, duke ndikuar drejtëpërdrejt në tregun e punës, konsumin dhe në afatin më të gjatë duke rrezikuar produktivitetin, mirëqenien ekonomike dhe sistemin e pensioneve.