Masakroj 200 gra, vrasësi seria i kërkon Putinit ta dërgojë në luftë

Një vrasës serial që vlerësohet si më gjakatari i Rusisë dhe i cili theri “200 gra” është shfaqur si vullnetar për të luftuar për Vladimir Putinin në Ukrainë.

Sipas The Sun, bëhet fjalë për Mikhail Popkov, 58 vjeç, i cili synon të lirohet sipas klauzolës në ligjin rus që fal kriminelët me dënime të mëparshme nëse ata luftojnë në Ukrainë dhe qëndrojnë gjallë për më shumë se gjashtë muaj.

Skema e diskutueshme ka parë tashmë mijëra vrasës, përdhunues dhe kriminelë të tjerë që janë bërë mercenarë në fushatën kriminale të Kremlinit.

I njohur si “Maniaku Anagarsk”, Popkov u dënua për vrasjen e të paktën 78 femrave midis 1992 dhe 2010.

Megjithatë, një burim policor beson se numri i vërtetë është afër 200.

Deri më tani, përdhunuesi i poshtër po vuante dy dënime të përjetshme dhe nëntë vjet shtesë pas tre gjyqeve të veçanta.

Ish-polici përdhunoi shumicën e viktimave të tij të moshës 18 deri në 50 vjeç përpara se t’i vriste me sëpatë, çekiç, thika, kaçavida dhe lopata, vë në pah The Sun, përcjell Telegrafi.

Pavarësisht kësaj, autoritetet ruse lejuan televizionin shtetëror të intervistonte të çmendurin pas hekurave ndërsa ai lutej të bashkohej me forcat Putinit.

Ai pohoi se kishte përvojë nga koha e tij si rekrut i Ushtrisë së Kuqe.