SYRI TV/ Rriten çmimet e banesave deri në 40% edhe në Tepelenë, Toti: Mungojnë ndërtimet e reja
Çmimet e apartamenteve kanë nisur të rriten edhe në qytete të vogla. Në Tepelenë vërehet një rritje deri në 40 përqind, ndërsa ekspertët thonë se shkak i saj është mungesa e ndërtimeve të reja.
Nga SYRI TV
Rritja e çmimit të apartamenteve nuk ka prekur vetëm qendrat e mëdha urbane, por edhe qytete të vogla. Në Tepelenë, brenda dy viteve, çmimet e apartamenteve janë rritur me rreth 30-40 përqind. Kështu, nëse një apartament 1+1 blihej për 1.5 milionë lekë, sot në Tepelenë, kushton deri në 2.5 milionë lekë.
Sipas ekspertit të ekonomisë, Aleksandër Toti, rritja e çmimeve ka ardhur për shkak të mungesës së ndërtimeve të reja.
Ekspertet lokalë jashtë kamerave thonë se çmimet reale nuk reflektohen në dokumente zyrtare apo kontrata shit-blerjeje për shkak të tendencës së fshehjes së detyrimeve që rrjedhin prej tyre.