VIDEO/ Korreshi: Ne, 'budallenjtë e Alibashës', po çmendim njëri - tjetrin!

Ka devijuar sot, nga politika te humori e deri tek ironia e sarkazma, gjuha e deputetit demokrat Saimir Korreshi, në emisionin “Kafe Shqeto” me Flavio Qarrin.

Meqenëse “fusha” në të cilën Korreshi pranoi të luajë këtë mëngjes kërkon të jetë i hapur me qytetarët dhe në veçanti me demokratët që përfaqëson në parlament, deputeti që përpiqet të jetë asnjanës, e përshkroi me ca fraza pikante, lojën që po bën grupimi Alibeaj-Basha kundër Partisë Demokratike dhe grupit të saj parlamentar.

“Jo, s’na ka çmendur Rama, ne jemi duke çmendur njëri- tjetrin!!!”- tha ai ndër të tjera. Ndiqini batutat që shkëmbyen sot Flavio dhe Korreshi lidhur me misionin e grupimit “Ali-Basha”.  

Flavio: Z. Korreshi, nëse dikush ju pyet, nga demokratët për akuzat, për shërbimet që po i  bën grupi Alibeaj, Ramës...

Korreshi: Po, shërbimet “qeveritare”.

Flavio:  Po shërbimet, drejtoritë, ca qoka... Është rrogë dhe pension i ëmbël shumë, ai. Çështja është, nëse nuk e bën për para gjithë këtë shërbim ndaj Ramës ...

Korreshi: ... pse kaq budalla do të thuash ti?!

Flavio: ????

Korreshi: Hahahaha!

Flavio: Ka ndonjë shpjegim tjetër?!

Korreshi: Jo, s’ka! Ideja është …Jam dakord me ju, kështu në pamje në jashtme, vetëm se ju e shikoni vetëm “ne, ne budallenjtë” e që quhemi “të Ali-Bashës”. Nuk shikoni që të gjithë jemi bërë kope budallenjsh! Ta them troç. Ndaj…

Flavio: Renato Zero thoshte të çmendur, jemi të gjithë të çmendur, po a është ky rasti?

Korreshi:  Ky është rasti që të gjithë të çmendur, jemi të gjithë të çmendur!

Flavio: Pra, në vendin tënd, një i çmendur - të gjithë i çmend. Na çmendi Rama të gjithëve, po thoni.

Korreshi: Jo, s’na ka çmendur Rama! Ne jemi duke çmendur njeri-tjetrin! Rama, e di sa kollaj çmendet?! Me një të sharë - siç bëri Bujar Leskaj - ikën me të shpejtë ai! Dhe i mbush poturet!/

Ndiqeni bashkëbisedimin në videon e SYRI TV/ar.sh/SYRI.NET