Protesta për Ejllin/ Nga organizimi deri tek sëmundja e rrallë, juristja jep detaje për 'Kafe shqeto'

Ditën e shtunë në Kashar, pranë zyrave të Top Channel u mblodhën një grup njerëzish në mbështetje të banorit të Big Brother Vip, Luiz Ejllin. 

Për të folur për këtë ishte e ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe shqeto’ në Syrin Tv, juristja e cila ishte dhe organizatore e kësaj mbështetje siç e quan ajo, Nertila Haxhiu.

Haxhiu në fillim të intervistët u shpreh se ajo nuk e sheh si protestë mbledhjen para zyrave të Top Channel por si një mbështetje për Ejllin duke u shprehur:

 ‘’Nuk është e çuditshme arsyeja për të cilën më keni ftuar. Ose më saktë se do të flasim për diçka të çuditshme. Pse ju duket e çuditshme që disa njerëz, qytetarë mbështesin një djalë që merr pjesë në një show televiziv, pra Luiz Ejllin në këtë rast i cili përballet me (ndërhyn moderatori): Padrejtësi.

Juristja: Prit, jam juriste dhe me këto terma duhet të kem kujdes, aq më tepër që jam në publik dhe nuk jam në një show. 

Flavio: Padrejtësia nuk nënkupton vepër penale

Juristja: Ok, në rregull por duhet të jemi 100% të sigurtë nëse janë skenare të padrejta, bashkëpunime kështu që nuk mund të jetë në këtë pikë.

Flavio: Ok ndjekim llogjikën. Dolët në protest?

Juristja: Dolëm në mbështetje të Luisit, protesta ka kërkesa. Po jua shpjegoj përderisa isha brenda dhe afër grupit organizator dhe gazetarja që raportova për të gjitha mediat online të diasporës, kryesisht ato që e ndoqën më shumë. Aty pati një mbështetje në rast se Luizin do ta 'nxirrnin jashtë' e thënë në gjuhën popullore të fansave. Ishin për ta mbështetur aty me shpresën se ai do të dëgjonte nga muret dhe do merrte kurajo.

Flavio: Dëgjoi?

Juristja: Produksioni kishte vënë muzikë tepër të lartë, vetëm që të mos dëgjohej mbështetja ndaj Luizit.

Flavio: Pse duhej ta shfaqnit këtë mbështetje?

Juristja: Nuk e di sa e keni parë, unë nuk e kam ndjek çdo ditë Big Brother-in dhe nuk e kam ndjekur thuajse kurrë.

Flavio: Pse nuk e ndjek?

Juristja: Duke qenë se jam person me temperament shumë të lirë mua nuk më bën përshtypje asgjë që ndodh, sepse ato që i shoh tek Big Brother, i shoh edhe edhe gjatë ditës jashtë. Karaktere të tilla i shoh dhe jashtë, domethënë kjo është një nga arsyet kryesore që nuk e shoh është, diçka që nuk më  tërheq. Në fillim kur Big Brother ka dalë në treg e kam ndjekur se nuk e dija se çfarë është dhe duke parë rezultatet herëpasherë, viti pas vitit të Big Brother më ka iku dëshira për ta parë. Por rasti konkret ndodhi se aty u diskutua për një çështje sëmundje, një deklaratë e Luizit, unë po flas për veten, pse unë isha aty. Dhe nga nga tjetër ndodhi që unë e ndjeva, e pashë, bëra lidhjen logjike që këtu po bëhet një shkelje. Shkelje shumë e madhe dinjiteti por dhe shkelje ligjore në të Drejtat Shëndetësore. Të tipit të tillë që djali nuk ka deklaruar kurrë që kam kancer, kam një sëmundje të rrallë është shprehur ai. Një gjë për të cilën unë dhe miqtë e mi të përbashkët që i kam në Malsi të Madhe, Shkodër jemi në dijeni prej viteve. Unë e kam fakt të ditur këtë gjë. Nuk e di dhe nuk i ve duart në zjarr se çfarë gjendje është sot, domethënë nëse ka arritur të kurohet më shumë ose më pak dhe nuk e di fiks se cilin lloj diagnoze prej kësaj sëmundej të rëndë ka. Dhe nga ana tjetër kur pashë pastaj me syrin pak më  kritik të gjëse mediatike pashë dhe dominancën dhe të moderimit, skenarin e shfaqur në publik të produksionit dhe vura re se ka një lloj presioni që Luizi të reduktohej sepse nuk mundet kurrë të mohoj një sëmundje që e ka.

Flavio: Po flasim për një mjekje që tha se është si kokrra e mollës?

Juristja: Mjekja si kokrra e mollës për atë analizë që i bëri por jo për sëmundjen që është diagnostikuar. Për sa minuta iu bë ky check-up që mund të verifikonte sëmundje të rënda.

Flavio: Pra ju nuk besoni tek analiza që iu bën?

Juristja: Absolutisht që jo. Ok mund të ketë dal një analizë e përgjithshme e gjakut, apo diçka por absolutisht që jo, të gjithë mbështetësit ne nuk besojmë asnjë tek rezultati i analizave.

Flavio: Ju mendoni se e ka detyruar produksioni atë që të thotë pyeta për një shok, nuk jam unë është dikush tjetër?

Juristja: Doni të dini mendimin tim personal dhe dua ta largoj nga pjesa tjetër e fansave. Ideja është se Luizi  e di se ku është. Është përballë një publiku dhe është përballë një sfide që ja ka vënë vetes, për të fituar. Prej diku tjetër që mund të jetë dhënë më shumë se atij askujt. Momenti që e shikon dhe e vlerëson se askënd nuk ke në ato momente atëherë lojën e merr vetë në dorë.

Flavio: Çfarë lidhje ka kjo? Pyetja ime ishte kjo: pse ai thotë nuk kam gjë atëherë.

Juristja: Jo, jo ai nuk tha se nuk kam gjë. Kam thënë një gomarllëk dhe me thënë të drejtën përballë një situatë të tillë mirë bëri që u sollë kështu. Sepse të prekesh për gjëra kaq të rënda dhe ta transformosh krejtësisht situatën shëndetësore me produksionin, mund të jetë dhe bashkëpunim është diçka që pastaj i kthehet në gur fitues Luisit. Ai bën shumë mirë edhe që mund të ketë reduktuar veten e vet deri në atë momente se e ka parë që nuk ka askënd aty brenda, se luftën e ka me atë brenda.

Doktori: Ai format program është për trysni. Aty për tre muaj je totalisht në trysni, i sëmurë apo jo. Po the që jam i sëmurë me diçka të rrallë e ke dy-trefish trysninë më tepër.

Juristja: Po njerëzit që e kanë një cilësi më të madhe se sa trysnia? Që është durimi. Të cilën mund ta ketë fituar gjatë gjithë periudhës të vështirë të jetës së tij, sepse ai nuk ka pasur vetëm këto gjëra në jetën e tij dhe nuk doli për herë të parë këtu. Ai është njeri që është 37 vjeç. Në jetën e këtij ka kaluar shumë gjëra të ndryshme dhe fakti është një djalë që ka shumë durim dhe përveç kësaj humor dhe intiligjencë për të përballuar të gjitha llojet e trysnive kjo është çështje tjetër.

Flavio: Si i përgjigjeni akuzave që e konsiderojnë atë manipulator të paedukatë dhe një pjesë e madhe e opinionit publik e konsiderojnë atë sigurisht lojtar shumë të zotin por mashtrues?

Juristja: Jo unë nuk mendoj kështu. 

 

Flavio: Jo unë nuk ju thashë ju. Si e komentoni

Juristja: Juve pse thoni shumcia? 

Flavio: Pjesa e madhe e publikut.

Juristja:Pjesa më e madhe e publikut  janë mbështetësit e Luizit për mua.  Sigurisht që është lojtari i mirë por ai e ka në natyrë dhe në karakter dhe në jetën e përditshme Luizi e ka.

Flavio: E kam te mesazhi: rëndësi ka që të fitosh por edhe mund të mashtrosh?

Juristja: Jo, prit një sekond se mund të bësh dhe krahasimin se kush është aty brenda se nuk mund të dalim këtu dhe të marrim disa nga ata që është manipulator dhe t'ja veshim Luizit dhe duhet të krahasojmë se kush janë të tjerët aty brenda. Është më mirë që të jetë ky tek i cili dyshojnë se mund të jetë manipulator apo njerëz të tjerë që të cilët bulizojnë flasin fjalë banale shumicën e kohës, madje edhe kërcënojnë.

Flavio: Nga ishin njerëzit që mbështetën Luizin të shtunën?

Juristja: Pati nga Tirana, nga qytetet të tjera dhe nga Shkodra, Malësia e Madhe.

Flavio: Si u organizuat?

Juristja: Thirrje në rrjet sociale. Nga miqtë dhe mbështetës që kanë  faqe të  ndryshme që bënë thirrje dhe u grumbulluam në këtë formë.

Flavio: Si reagoni ndaj atyre që thanë çfarë është kjo protest ndërkohë që shqiptarët kanë probleme të tjera?

Juristja: Së pari ajo nuk ishte protest por duhet të bëjnë diferencën mes protestët dhe mbështetjes. Protesta ka kërkesa nuk ka protestë pa kërkesë. Ishte një mbështetje që ai të na dëgjontë nga jashtë me mendimin që nuk do të kishte muzikë. Edhe sikur mos të dëgjonte zërin e askujt ai e di shumë mirë që ka mbështetës jashtë. Ndoshta nuk e di se ka shumë por e di që mund të ketë. Big Brotherin e ka fituar Luizi edhe po ta kishin nxjerrë të shtunën për mua e ka të fituar.