Plagosi 6 persona në Londër, arrestohet autori

Një burrë është arrestuar me dyshimin se ka tentuar të vrasë një vajzë shtatëvjeçare nga një automjet në lëvizje përpara një kishe në Londër, raporton BBC. 2 vajza dhe 4 gra u plagosën pranë kishës së Shën Aloysius në Euston.

Policia e qytetit tha se 22-vjeçari, u arrestua kur makina e tij u ndalua në Barnet, Londër, të dielën pasdite dhe është në paraburgim.

Policia shtoi se një nga vajzat e plagosur rëndë është në gjendje të qëndrueshme, por jeta e saj është ende në rrezik.

Imzot Jeremy Trud, i cili drejtoi shërbimin përkujtimor, tha se në kishë ishin 300 njerëz kur filluan të shtënat.