Messina Denaro, 60 vjeç, e cila kishte mbytur një djalë 12-vjeçar dhe trupin e tij e kishte tretur në acid, u ndalua nga policia italiane në klinikën private Maddalena në Palermo, Siçili, ku a ai kishte shkuar për një kontroll të kancerit. 

Bosi i mafies, i cili nuk është parë në publik për tre dekada, u fotografua i ulur në një furgon policie i veshur me një xhaketë lëkure kafe.

Messina Denaro, e konsideruar si kryeshefi i Cosa Nostra-s së Siçilisë edhe kur ishte i arratisur, u dërgua në një vend sekret nga policia menjëherë pas arrestimit të tij.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/January/16/auto_FOTO5821673867743.jpg", "width": 900, "height": 635 } }

VIDEO/ Kapet pas 30 vjetësh kreu i Cosa Nostra, dogji në acid fëmijën… ja si duartrokasin qytetarët në Palermo

Pas 30 vitesh bosi i Cosa Nostra, Matteo Messina Denaro, u kap nga forcat e rendit italiane në një klinikë private në Palermo, duke i dhënë fund statusit së tij si latitanti më i kërkuar në Itali.  

Pamjet e para kanë shuar kuriozitetin e njerëzve, pasi shumë pak fotografi kanë qarkulluar në këto dekada të personit që mendohet se ka drejtuar pas Toto Riinës organizatën mafioze më të njohur në botë, banorët e Palermos kanë dalë në rrugë.

Pamjet filmike tregojnë momentin e kalimit të furgonit me bosin mafioz dhe njerëzit që duartrokasin forcat e rendit.

Ai ishte bosi më i kërkuar i mafies në Itali. U arrestua në një spital privat pas 30 vitesh në arrati.