‘Nuk i dhamë asnjë mundësi Realit’, Busquets ngre trofeun e parë si kapiten: Barcelona është e ndërtuar për të fituar
Kapiteni i Barcelonës, Sergio Busquets, ka zhvilluar takimin numër 701 në finalen e Superkupës së Spanjës.
Në fund të ndeshjes ai ka folur me kënaqësi për atë që është trofeu i parë i tij si kapiten i skuadrës “Blaugrana”.
“Superkupa ishte një mundësi e artë për ne dhe e kemi shfrytëzuar. Është një trofe që vetëm sa do të japë më shumë shtysë e forcë për të vijuar me trofe të tjerë në këtë sezon. Barcelona është e ndërtuar për të fituar dhe Xavi na e ka thënë që ditën e parë që erdhi këtu.
Më vjen mirë sepse ka qenë një fitore ku e kemi dominuar kundërshtarin. Kemi qenë mjaft komodë në fushë, kemi luajtur lirshëm dhe me qetësi. Nuk i kemi dhënë asnjë mundësi Realit.
Gavi? Ai është një kafshë. Në moshën e tij, shokët e vet luajnë me të rinjtë, por ai luan sikur të kishte 30 vjet në fushë. Ka një të ardhme të ndritur përpara”, tha Busquets.