Kandidati për çmimet Oscar, aktori Florian Teichtmeister akuzohet për pornografi të fëmijëve

Aktori austriak Florian Teichtmeister është akuzuar për zotërim të pornografisë për fëmijë. Ai akuzohet se kishte një sasi të madhe të materiale pornografike për fëmijë, të paktën midis shkurtit 2008 dhe gushtit 2021. 

Në një deklaratë, ekipi i filmit “Corsage” kushtuar Perandoreshës Sisi, tha se ishin të tronditur nga zbulimet në lidhje me njeriun që luan perandorin Franz Joseph.

Duke konkurruar për të përfaqësuar Austrinë në Çmimet Oscar, në kategorinë e filmit më të mirë të huaj, filmi “Corsage” do të hiqet nga zinxhiri i kinemave Cineplexx, që menaxhon 400 kinema në dymbëdhjetë vende.

Transmetuesi Shtetëror i Austrisë, TV ORF, i cili e bashkëfinancoi filmin artistik, njoftoi gjithashtu tërheqjen e të gjitha programeve në të cilat shfaqet aktori.

Shkarkimin e tij me efekt të menjëhershëm e ka njoftuar edhe teatri kombëtar austriak Burgtheater, ku bën pjesë aktori.

Avokati i tij Michael Rami tha se ai synonte të pranonte fajin: “Florian Teichtmeister do të deklarohet fajtor në procedurën penale”, tha ai.

“Ai ka bashkëpunuar gjithmonë plotësisht me autoritetet dhe prej dy vitesh i është nënshtruar një trajtimi psikologjik, gjë që e ka lejuar të punojë për problemet e tij mendore që e kanë bërë të zotërojë dosjet në fjalë.

“Ai, pra, merr përgjegjësinë e plotë për veprimet e tij, por thekson se kjo është një shkelje thjesht numerike dhe se ai nuk ka dëmtuar askënd”.

Prodhuesit e filmit “Corsage” pretendojnë se xhirimet kanë ndodhur para se të fillonin "thashethemet e para" "në vjeshtën e 2021".

Teichtmeister do të paraqitet në gjykatë më 8 shkurt. Ai rrezikon deri në dy vjet burg.