Eurodeputeti socialist belg nuk e deklaroi udhëtimin e paguar për në Katar, rrezikon imunitetin

Eurodeputeti socialist belg Marc Tarabella, i dyshuar në skandalin e korrupsionit të Parlamentit Evropian në Katargate, nuk arriti të deklaronte një udhëtim pune që bëri në Katar në vitin 2020, tha avokati i tij të dielën.

Tarabella nuk është i akuzuar në lidhje me hetimin, por ai është i afërt me Pier-Antonio Panzeri, një ish-deputet italian nga shtëpia e të cilit u sekuestruan 600,000 euro të thata si pjesë e hetimit. Autoritetet belge kanë kërkuar heqjen e imunitetit të Tarabellës.

Javën e kaluar një tjetër eurodeputete belge socialiste, Maria Arena, tha se ajo kishte "harruar" të deklaronte një udhëtim të ngjashëm me shpenzime të paguara në Katar vitin e kaluar.

Presidentja Roberta Metsola do të shpallë sot, propozimet për goditjen e korrupsionit brenda parlamentit.

Kryetarja  Roberta Metsola dhe krerët e grupeve politike parlamentare janë takuar të enjten për të diskutuar masat dhe veprimet që do të ndërmerren, të cilat do të prezantohen sot.

Policia belge kreu një sërë bastisjesh në dhjetor në adresat e eurodeputetëve, ish-deputetëve dhe lobistëve, duke rikuperuar një total prej 1.5 milionë eurosh në para. Katër të dyshuar u arrestuan, përfshirë një nga Nënkryetaret e Asamblesë, eurodeputeten greke Eva Kaili.