Shqipëria 'pushtohet' nga tërmetet/ Shënohen 3 goditje të forta brenda orës së fundit
Shqipëria nuk po gjen qetësi nga tërmetet pasi lëkundet e fundit me magnitudë 3.5, 2.9 dhe 3.3 janë shënuar gjatë orës së fundit.
Janë disa pasgoditje që kanë përfshirë vendin dhe kryesisht janë ndjerë në kryeqytet dhe zonën veriore.
Më e forta ishte dje në orën 22:45 me magnitudë 4.9, epiqendër në Xibër.
Në orën 10:39 një lëkundje me magnitudë 3.5 është ndjerë 4 km nga Burreli.