Carlo Ancelotti humb në finale për herë të parë që nga 2010-ta, italian tregon se ku gabuan
Real Madridi humbi ndaj Barcelonës me një rezultat 1-3 në ndeshjen e fundit të Superkupës së Spanjës.
Skuadrat e drejtuara nga specialisti italian, nuk kanë humbur në finale në 13 vitet e fundit. Hera e fundit që kjo ka ndodhur deri më sot ishte në gusht të vitit 2010, kur Chelsea e Ancelottit humbi nga Manchester United në Superkupën e FA.
Los Blancos nuk ishin në natën e tyre më të mirë në Riad, teksa një Barcelona energjike arriti të fitonte në kryeqytetin e Arabisë Saudite, falë golave të Gavit, Robert Lewandowskit dhe Pedrit.
Kapiteni i Real Madridit, Karim Benzema shënoi një gol ngushëllues, por gara tashmë kishte përfunduar për lojtarët e Ancelottit, pasi ata dorëzuan titullin e tyre.
Ancelotti e di se lojtarët e tij duhet të ndryshojnë shpejt formën e tyre, pas një fillimi të dobët të vitit 2023, ndërsa përgatiten të luftojnë në tre fronte në muajt e ardhshëm.
“Duhet të mësojmë nga kjo, është një moment i vështirë dhe kaq”, ka thënë italiani pas finales.
“Nuk duhet të bëjmë shumë gjëra, e dinim para ndeshjes se skuadra nuk është në maksimumin e saj”.
“Ne duhet të mësojmë dhe të përgatitemi për ndeshjen e radhës. Kjo lojë na ndihmon, pasi ka treguar disa mangësi në lojën tonë”, ka shtuar më tej Ancelotti.
Ndeshja e radhës për Real Madridin është një udhëtim në Kupën e Mbretit në Villarreal më 19 janar përpara se të rikthehet në sfidat e ligës në udhëtim te Athletic Bilbao tri ditë më vonë.