Kafe Shqeto/ Banorët e Bërxullit kërkojnë dialog me qeverinë, tokën tonë po ja falin firmave private
I ftuar në Emisionin e Mëngjesit në Kafe Shqeto në Syri.Tv ishte Muharrem Koni kryeplaku i fshatit Bërxull.
Kryeplaku kërkojë nga shteti që të ulet në dialog me qytetarët dhe se tokat e tyre nuk mund ti falë kompanive private.
"Si është transmetuar prej kohësh protesta edhe nga syri Tv ,protesta e ditës së djeshme është paralajmëruar më parë, ku prej shumë ditësh i bënim thirrje qeverisë që të uleshim në dialog.
Dje ishte protesta e radhës që kishte dhe një indicie nga firma e cila do të fillonte punimet. Shteti dhe asnjë institucion nuk ka ardhur që të na lajmërojë që rruga do të kalojë në tokën tonë, kjo është një situatë qesharake. Prej më shumë se 3 muajsh shteti është në një heshtje totale.
Ata po mashtrojnë njerëzit pasi po japin shpërblime qesharake për tokat bujqësore"- u shpreh Koni.
Të ftuar ishin edhe dy banorët, Drirtani dhe Bihanja të cilët tentuan flijimin gjatë protestës për pronat e tyre në Bërxullë.
"Jemi shumë të tronditur prej protestës së djeshme, veprimi ekstrem që morëm dje për të vetë flijuar vjen si pasojë e grabitjes së tokës nga firmat private n bashkëpunim me shtetin. Kur u ktheva dhe pashë që Bihanja kishte marrë atë vendim vendosa që ti bashkohem me çfarë do lloj çmimi për të mbrojtur tokën.
Kjo nuk ishte e lehte pasi të hypësh në një shtyllë me tension shumë të lartë rrezikonim të mbesnim sipër, ne nuk mund të shkojmë në asnjë vend tjetër, kjo është prona jonë dhe ne nuk e lëshojmë, pasi kërkojnë të ndërtojnë biznese mbi tokën tonë."