SYRI TV/ Lëkundjet e tërmetit në Klos, dalin pamjet e dëmeve në banesa
Vendi ynë u trondit nga lëkundje të forta tërmeti mbrëmjen e të dielës. Epiqendra e tërmetit ishte rreth 3 km larg bashkisë së Klosit, ndërsa fuqia e tij ishte 4.7 ballë e shkallës Rihter në thellësi 5 km. Tërmeti i fortë u pasua nga disa pasgoditje, me intensitet më të ulët.
Tërmeti, veç dëmeve ka shkaktuar edhe panik te qytetarët, në Dibër, Tiranë, Durrës, Elbasan etj. Nga lëkundjet pati vetëm dëme materiale në disa banesa dhe pallate, të cilat u dëmtuan edhe nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019.
Deri më tani dyshohet se janë dëmtuar 8 shtëpi në njësin administrative Xibër, 2 në Gurrë dhe 12 banesa në bashkinë Klos.
Në bashkinë Klos u mbajt një mbledhje e shtabit të emergjencave civile, në përfundim të të cilave prefekti Nexhbedin Shehu bëri një bilanc të të dhënave.