Mourinho: Do të doja më shumë cilësi në ekip, Kumbulla është profesionist

Roma mori një fitore të rëndësishme përballë Fiorentinës me shifrat 2-0, me një dopietë të shënuar nga Dybala. 

“Ishte një ndeshje e vështirë kundër një ekipi të shkëlqyer. Me cilësitë tona ne u mbrojtëm mirë dhe ishim në kontroll, pa pasur situata të vështira për të menaxhuar. Do të doja të kisha më shumë cilësi dhe të kisha më shumë lojtarë të gatshëm për të luajtur me topin.”

Më pas Mourinho foli dhe për paraqitjen e Marash Kumbullës me lojtarët e tjerë. “Kumbulla është një profesionist i vërtetë, i cili i përgjigjej çdo kundërshtari që na sulmonte. Dybala donte të kthehej më 1 janar, por i thashë se ishte e vështirë ngaqë kishim përgatitje me datë 29. Më 27 dhjetor ai më thirri për t’u rikthyer në ekip, ky është Paulo, një lojtar dhe njeri i madh.

Unë nuk pres që të më vijnë lojtarë të rinj. Të gjithë do të dëshironin të kishin shumë para për të blerë lojtarë të mirë në ekipin e tyre. Ne do të punojmë dhe të japim gjithçka me cilësitë që kemi.” – përfundoi Jose Mourinho