Denaro nuk bëri rezistencë/ Meloni: Një fitore e madhe e shtetit italian

Një nga bosët më të kërkuar të mafias italiane, Matteo Messina Denaro, është arrestuar në Siçili pas 30 vitesh në arrati.

Messina Denaro u arrestua në një klinikë private në Palermo.

Ai njihet si bosi famëkeq i organizatës mafioze ‘Cosa Nostra’.

Burimet mediatike thonë se ai nuk bëri rezistencë gjatë arrestimit.

Pas këtij lajmi të bujshëm reagoi edhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni.

“Kjo është një fitore e madhe për shtetin tonë,” tha ajo.

Denaro ishte dënuar me burgim të përjetshëm për dhjetëra vrasje, përfshi edhe atë të vogëlushit Giuseppe Di Matteo, djali i një të penduari.

Arrestimi i Matteo Messina Denaro u bë pikërisht 30 vjet pas atij të Totò Riina-s, i cili u kap më 15 janar 1993, po në Palermo.