Çështja ‘babale’, shtyhet gjyqi ndaj Ervin Salianjit
Gjykata e Apelit në Tiranë ka shtyrë serish seancën ndaj deputetit të Partisë Demokratike Ervin Salianji.
“Sot më datë 16.01.2023 ora 13:30, është planifikuar seanca gjyqësore e çështjes penale ndaj të pandehurit Ervin Salianji.
Ju komunikojmë se dhe sot për arsye objektive një nga anetarët e trupit gjykues nuk do të jetë i pranishëm.
Ne kushtet e mësipërme, seanca gjyqësore nuk do të mund të zhvillohet.
Dita dhe ora e seancës së ardhshme do të komunikohet sapo të caktohet”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.