Xhamajkë, sekuestrohet kokainë me vlerë 80 milionë dollarë
Autoritetet xhamajkane kanë sekuestruar kokainë me vlerë 80 milionë dollarë që ishte fshehur në një anije në portin e Kingston dhe është një nga sasitë më të mëdha të lëndëve narkotike në atë vend, njoftuan sot autoritetet lokale.
Anëtarët e policisë kufitare xhamajkane zbuluan një ngarkesë me lëndë narkotike të fshehur në një anije mallrash që mbërriti nga një vend i Amerikës së Jugut, por emri i anijes nuk u bë i ditur, raporton Reuters.
Vlera e drogës së konfiskuar vlerësohet të jetë rreth 80 milionë dollarë, ndërsa në njoftimet e policisë dhe ushtrisë së Xhamajkës, konfirmohet se janë zbuluar mbi 1500 kilogramë kokainë, e cila ishte e paketuar në 50 thasë me 1250 pako secila.
Organizatat kriminale transnacionale kanë përdorur prej kohësh Xhamajkën si një qendër për operacionet e kontrabandës së armëve dhe drogës në Amerikën e Veriut dhe Evropë, duke përfshirë kontrabandën e kokainës, sipas Reuters.