'Çfarë ke për t’ju thënë atyre që menduan që lidhja juaj?' Sarah Berisha jep përgjigjen e papritur

Sarah Berisha dhe Dj PM janë çifti më idashur për publikun shqiptar.

Dyshja që kanë më shumë se 1 vit së bashku kanë një numër të madh fansash që i duan dhe i përcjellin në çdo hap Lidhja e tyre u përkrah që nga fillimi por kishte nga ata që edhe nuk besuan që do të zgjasë deri sot e tutje.

Lidhur me këtë blogerja e njohur u pyet gjatë një bisede me ndjekësit e saj. “Çka ke për t’ju thënë atyre që menduan që lidhja juaj nuk do të zgjasë pas BB, ps: jeni yje”, ishte pyetja të cilës Sarah iu përgjigj: Nuk kam për t’i thënë asgjë. E kuptoj që secili ka mendimin e tij dhe është e drejta e tyre të besojnë çfarë të duan. Koha tregon gjithçka.

Dyshja jetojnë njëri në Tiranë e tjetri në Prishtinë dhe kjo patjetër që ka vështirësitë e veta.