Beatrix Ramosaj është në një lidhje apo single? Antonela Berisha zbulon 'sekretin'
Antonela Berisha ishte e ftuar në “Zemër Luana”.
Ish-konkurrentja e njohur ishte e vendosur në një sfidë përballë bashkëpunëtorit të saj, Sabian, secili duhet t’u përgjigjej pyetjeve të cilat u ishin bërë përndryshe do duhet të pinin birra me fund.
Pyetja për Berishën ishte kjo: “Antonela ti dhe Beatrix tanimë jeni shoqe të ngushta, ama dihet që shoqet ndajnë shumë sekrete, e kemi fjalën për çunat.
Ndaj ne sonte në “Zemër Luana” duam të dimë si është gjendja sentimentale e të të dyjave! Na thuaj jeni single apo në një lidhje?”.
Pa ngurruar, Antonela zbuloi se është në një njohje, ndërsa shoqja e saj këngëtarja Beatrix Ramosaj është beqare, “single”, për momentin.