Xavi: Gavi më ka lënë pa fjalë, ky djalë nuk ka limite!
Xavi Hernández, “në qiellin e shtatë” pas suksesit në “El Clasico”, që i dhuroi Barçës Superkupën e 14-ëttë Spanjës.
“Kjo fitore na jep shumë moral. Jam i lumtur për lojtarët, jo për mua. Ata punojnë mirë, e meritojnë. Ka funksionuar shumë mirë për ne. Gavi ka qenë i madh. Ne kemi vendosur katër mesfushorë dhe na ka funksionuar. Lojtarët e kanë interpretuar shkëlqyeshëm ndeshjen.
Gavi, më i miri: “Kam mbetur pa fjalë. Është pasion i pastër, shpirt i pastër. Ka shije të keqe kur nuk luan. Ai ka ndikim të madh në ekipi dhe është vetëm 18 vjeç. Zemra që i jep skuadrës është e pabesueshme. Gavi është një djalë që na emocionon të gjithëve. Ai është një lider i lindur. Grinta që del prej tij është spektakolare. Nuk lodhem kurrë ta lavdëroj. Ky djalë nuk ka limite.”
Përqafimi me Laportën: “Kam një marrëdhënie miqësore me presidentin. Jam shumë i lumtur për të, sepse ka investuar shumë në këtë projekt dhe nuk ka qenë aspak e lehtë. Gjërat po shkojnë mirë tani për tani.”
Titulli i tij i parë: “Jam i lumtur. Kjo na jep të gjithëve qetësi mendore. Nëse fitojmë kundër Realit të Madridit, mund ta bëjmë me këdo. Shpresoj që të mos jetë I trofeu i fundit”.