Tërmeti/ Emergjencat Civile: Kemi njoftim për 3 banesa të dëmtuara

Emergjencat Civile njoftojnë se 3 shtëpi kanë pësuar dëmtime si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë mbrëmjen e sotme.

Në një njoftim për mediat, Emergjencat Civile thonë se dëmtimet janë regjistruar në njësinë administrative Xibër në qytetin e Klosit.

Njoftimi i Emergjencave Civile:

Informacion nga Bashkia Klos që në orën 22-35  u prek nga nje termet i fuqishen 5.2 balle te shkalles Rihter me epiqender ne fshatin Shkalle te Njesise Xiber. Deri tani ka njoftime per demtime ne 3 shtepi te banueshme te ne Njesine Administrative Xiber.