Tërmeti/ Sizmiologu: Pati edhe lëkundje të tjera, s'ka vend për panik
Sizmiologu Rrapo Ormeni thotë se nga lëkundjet e tërmetit që u regjistruan sot në mbrëmje, nuk ka vend për panik.
Sipas tij, lëkundje të tilla me këtë intensitet nuk shkaktojnë dëme materiale.
Në një prononcim ai shton se epiqendra e lëkundjeve ishte Bulqiza, teksa shtoi se kjo zonë është me aktivitet të lartë sizmiologjik.
"Një tërmet i cili ka rënë tani është me epiqendër 25 km në verilindje të Tiranës është ndjerë fort dhe në Tiranë. Është një tërmet 4.7 i shkallës Rihter dhe mbi 6 ballë. Futet në tërmete të zakonshme që përsëriten çdo vit. Zona e Bulqizës është një zonë sizmike. Pas këtij tërmeti ka pasur edhe lëkundje të tjera më të vogla. Nuk është një tërmet që shkakton panik, nuk shkakton dëme materiale," tha Ormeni.